KRYEFAQJA » LAJME » Mogherini ultimatum Ivanovit: Jepi mandatin Zaevit!
Mogherini ultimatum Ivanovit: Jepi mandatin Zaevit!

Mogherini ultimatum Ivanovit: Jepi mandatin Zaevit!

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federika Mogherini i ka kërkuar të enjten presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov ti japi mandatin për krijimin e qeverisë së re Zoran Zaevit. Zonja Mogherini, e cila ndodhet në Shkup ku ka zhvilluar takime me drejtuesit e partive politike, tha në emër të BE se “Kërkojmë nga Presidenti Gjorge Ivanov që të mos shkelë parimet themelore të demokracisë dhe të reflektojë dhe të ndryshojë vendimin që i refuzon mandatimin Zoran Zaev, liderit të partisë së dytë fituese në zgjedhje”. Deklarata e zonjës Mogherini vjen pasi presidenti Ivanov refuzoi ti jepte mandatin e kryeministrit kreut të LSDM Zoran Zaev, ndonëse ai ka siguruar mbështetjen e 67 deputetëve nga 120 qe ka parlamentit maqedonas. Ivanov e argumentoi me rrezikun që sipas tij paraqet për pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë platforma e partive shqiptare. Tre partitë shqiptare që mbështetën zotin Zaev reaguan mjaftë ashpër.