KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mohgerini: BE rrezikon shpërbërjen nga kriza e emigrantëve
Mohgerini: BE rrezikon shpërbërjen nga kriza e emigrantëve

Mohgerini: BE rrezikon shpërbërjen nga kriza e emigrantëve

Bashkimi Evropian rrezikon të shpërbëhet nëse nuk përgjigjet njëzëri, së bashku me istrumentat e unionit për menaxhimin e krizës migratore, paralajmëroi shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini në një intervistë të publikuar të enjten në gazetën italiane ”Il Sole 24 Ore”. “Nëse evropianët vijojnë të kënaqur të japin përgjigje në rang kombëtar përballë një fenomeni evropian, kriza sa do të vijë e do të thellohet më tepër me reagimet e njëpasnjëshme të opinionit publik dhe të qeverive kombëtare, nesë nuk zhvillohen instrumente në lartësinë e duhur dhe me të njëjtin nivel” tha zonja Mogherini, e cila mban gjithashtu postin e zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian.
Zonja Mogherini është zyrtarja e dytë më e lartë e Bashkimit Evropian që bën një deklaratë të fortë. Pak ditë më parë ishte presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk që deklaroi se kriza e migrantëve është sfida më e madhe për Bashkimin Evropian dhe mund të shkatërrojë arritje të rëndësishme si lëvizja e lirë e traktatit të Shengen.