KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moldavi, betohet qeveria e re, por protestat vazhdojnë
Moldavi, betohet qeveria e re, por protestat vazhdojnë

Moldavi, betohet qeveria e re, por protestat vazhdojnë

Në Moldavi u betua në mesnatë një qeveri e re, mes protestave që nuk janë ndalur prej ditësh.  Kabineti u betua para presidentit Timofti në një takim të fshehtë ku nuk u lejuan as mediat. Ceremonia ndodhi ndërkohë që mijëra njerëz protestonin para ndërtesave qeveritare, kundër korrupsionit që ka mbërthyer rëndë këtë vend të varfër. Protestat vazhduan edhe gjatë ditës së premte.Protestuesit rrëzuan rrethimin e ngritur nga policia kurse kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët. Gjatë përplasjeve u raportua për 27 policë dhe 4 qytetarë të plagosur. Qeveria e re u kundërshtua menjëherë nga disa parti opozitare në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa njerëzit thonë se nuk i besojnë as premtimit të qeverisë në ditën e saj të parë të punës se do të trajtojë shqetësimin qytetar. Partitë opozitare kërkojnë zgjedhje të parakohshme më 3 prill.