KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Monarkja Elisabeta e Dytë nuk e humbet humorin, pavarësisht zhvillimeve të fundit në Britani
ROYAL Ulster_5

Monarkja Elisabeta e Dytë nuk e humbet humorin, pavarësisht zhvillimeve të fundit në Britani

Ditët e fundit kanë qenë të vështira për Britaninë, por duket se monarkja Elisabet nuk e ka humbur aspak humorin e saj karakteristik. Në fillim të një vizite dyditore në Irlandën e Veriut, Mbretëresha Elisabet bëri disa nga shakatë e saj, ndërsa u takua me zëvendëskryeministrin Martin MekGiness. “Përshëndetje, si jeni?” i tha MekGines mbretëreshës ndërsa zgjati dorën per ta takuar. “Akoma gjallë jam”, qeshi mbrëteresha, “shumë e zënë, shumë gjëra kanë ndodhur”. “Po, e vërtetë”, iu përgjigj MekGines, por ndoshta duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Britani. “Kam festuar dy ditëlindje të cilat më kanë mbajtur të zënë”, suprizoi monarkja. Mbreteresha nuk ka publikuar akoma ndonjë deklaratë në lidhje me rezultatin e referendumit për daljen e vendit nga BE, dhe zëvendëskryeministri irlandez, refuzoi të komentonte nëse e kishin diskutuar referendumin.