KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Monedha kineze futet në grupin elitë të valutave të FMN-së

Monedha kineze futet në grupin elitë të valutave të FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombetar ka përfshirë sot valutën e Kinës në grupimin e pesë monedhave më prestigjioze në botë duke e quajtur këtë si “hap të rëndësishëm dhe historik”. Drejtoresha e FMN-se, Christine Lagarde ka thënë se lartësimi i juanit është një njohje e progresit që ka bërë Kina në reformimin e sistemit financiar qëkur është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë. Kina ka bërë fushatë për tu futur në këtë listë, në të cilën përfshihen dollari amerikan, euro, yeni japonez dhe funta britanike. FMN-ja mund të përdore pastaj rezervat e monedhave të këtyre vendeve për të dhuruar hua emergjente dhe vendet anëtare të FMN-së mund t’i përdorin ato për të forcuar rezervat e tyre.