KRYEFAQJA » LAJME » Mongherini së shpejti në Tiranë
Mogherini në Kosovë

Mongherini së shpejti në Tiranë

Përfaqësuesje e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të vizitojë Tiranën në datat 4 deri 6 mars, njoftojnë disa media shqiptare, por lajmi ende nuk është konfirmuar nga burime zyrtare. Gjatë 48 orëve të qëndrimit në Shqipëri, Mogherini pritet të përcjellë kërkesën për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe dhe veçanërisht realizimin e reformës në drejtësi, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë një datë për hapjen e negociatave me BE. Kjo do të jetë vizita parë e zonjës Mogherini në Tiranë që pas marrjes së detyrës si Shefe e Politikës së Jashtme të BE-së.
Vizitës së Përfaqësues së Lartë të BE, do ti paraprijë vizita e ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati të martën e ardhshme në Bruksel. Ai do të ketë takime me Shefen e politikës së jashtme Mogherini dhe me Komisionerin për Zgjerim dhe Bashkimin Europian Johanes Han.