KRYEFAQJA » LAJME » Monitorohet cilësia e ujrave të bregdetit shqiptar
Monitorohet cilësia e ujrave të bregdetit shqiptar

Monitorohet cilësia e ujrave të bregdetit shqiptar

Cilësia e ujrave të bregdetit është rritur përgjatë vitit 2015. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri u shpreh se për vitin 2015 u monitoruan 78 pika në plazhe nga të cilat rezultuan 53 pika me cilësi të shkëlqyer, 12 pika me cilësi shumë të mirë, 5 pika me cilësi të mjaftueshme dhe 8 pika me cilësi të varfër. Ndërkohë Beqiri bëri me dije se Agjensisë Evropiane të Mjedisit në raportin e saj 4 vjeçar për cilësinë e ujrave shqiptare shkruan se kanë një përmiresim të dukshëm nga vitit 2012 deri në 2015.

Ndërsa për vitin 2016 rezultatet paraprake u shpreh Beqiri do të jenë gati për 10 ditë por bëri me dije se janë shtuar pikat e monitorimit nga 78 në 2015 në 100 në 2016.