KRYEFAQJA » LAJME » Morina- njeriu dron, kalon në arrest shtëpiak
Dënohet "Njeriu dron"

Morina- njeriu dron, kalon në arrest shtëpiak

Gjykata e lartë ka vendosur të ndryshojë masën e arrestit ndaj Ismail Morinës, nga arrest me burg në arrest shtëpije. Morina i njohur si autori i ngritjes së dronit në ndeshjen Serbi- Shqipëri në Beograd vitin e kaluar, ngjarje që provokoi tension të gjithanshëm në marrëdhëniet midis dy vendeve, u arrestua me 7 tetor të këtij viti, një ditë para ndeshjes së kthimit midis Shqipërisë dhe Serbisë që u luajt në “Elbasan Arena”.
Gjatë arrestimit atij iu gjetën dy pistoleta dhe disa bileta për takimin. Morina deklaroi në polici se armët i mbante për vetëmbrojte. Arrestimi i tij u komentua gjatë. Opinioni ndaj tij është ndarë në ata që e konsiderojnë si hero për ngjarjen e Beogradit, por edhe ata që e konsiderojnë si provokator i situatës delikate në marrëdhëniet shqiptaro-serbe.