KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Mos ma prek Valbonën”, koncert-protestë nga Eda Zari dhe Elina Duni
“Mos ma prek Valbonën”-nga Eda Zari&Elina Duni

“Mos ma prek Valbonën”, koncert-protestë nga Eda Zari dhe Elina Duni

“Kur pushteti korrupton, poezia pastron” kështu deklaronte Presidenti i Shteteve të Bashkuara Kenedi vetëm 3 javë para se të vritej. Gati si një jehonë e kësaj thënie sot janë artistët ata që po ngrenë zërin dhe ngrenë pikëpyetje mbi vendimarrjet politike për dy çështje të nxehta: rrezikimi i luginës së Valbones nga HEC-et dhe Importi i plehrave në Shqipëri. Dy këngëtare Jxhazi, Eda Zari dhe Elina Duni i thonë “Mos ma prek Valbonën” parise politike me muzikë në dy koncerte -protestë një në Valbonë dhe një në Tiranë.

Artistëve u janë bashkuar dhe aktivistë të Shoqërisë civile të cilët e vënë theksin tek dëmet që do të sillnin HEC-et në Valbonë e po aq edhe importi i plehrave për të cilat ata nuk pranojnë asnjë negociatë tjetër përveçse heqjen dorë prej tij.

Artistët dhe shoqëria civile do të kërkojnë me forma artistike që qeveria të tërhiqet nga të dy projektet. Sipas ligjeve të Shqipërisë, Lugina e valbonës është park Kombëtar i kategorisë II dhe brenda territorit të saj nuk lejohet asnjë formë ndërtimi. Lugina e Valbonës së fundmi është renditur nga National Geographic e 9-ta ndër atraksionet natyrore më të bukura në botë.