KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Mosfunksionimi i “Blue Box”-it paralizon peshkimin
Mosfunksionimi i "Blue Box"-it paralizon peshkimin

Mosfunksionimi i “Blue Box”-it paralizon peshkimin

Prej dy ditësh sektori i peshkimit në Durrës është i paralizuar.  Shkak për këtë, mësohet të jetë bërë mosfuksionimi i sistemit Blue box, me anë të të cilit Qendra Operacionale Detare kryen monitorimin e mjeteve lundruese gjatë peshikimit. Kjo nuk është hera e parë që peshkarexhat e Durrësit bllokohen në aktivitetin e tyre. Disa muaj më parë, menjëherë pas marrjes peng nga një marinar egjiptian i peshkarexhës “Celepia 2”, autoritetet forcuan masat e sigurisë. Ato nuk lejuan asnjë mjet lundrues të dalë në det pa qenë i pajisur me aparaturën Blue Box. Pas negociatave, peshkatarët dhe autoritetet ranë në ujdi, duke pranuar që të gjitha mjetet të pajisen me këtë aparaturë vëzhgimi, kundrejt një pagese prej 200 mijë lekësh. Por aktalisht ky sistem nuk fuksionon. Në këto kushte, Qendra Operacionale Detare nuk ka lejuar asnjë mjet të dali në lundrim.  Sipas peshkatarëve, një pjesë e mirë e anijëve e kanë në fuksion të plotë sistemin, por për arsye të paqarta nuk janë lejuar të ushtrojnë aktivitetin. Jashtë kamerave, ata shprehen se ky është problem i sajuar nga ana e firmës sllovene, e cila fitoi tenderin për vendosjen e sistemit Blue Box. Sektori i peshkimit është ndër më të rëndësishmit në Durrës. Veç furnizimit të tregut dhe industrisë me prodhime deti, në këtë sektor janë  punësuar drejtëpërdrejtë mbi 500 persona.