KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moskë: Alarm për bombë në stacianin hekurudhor Kurskaja
Moskë: Alarm për bombë në stacianin hekurudhor Kurskaja

Moskë: Alarm për bombë në stacianin hekurudhor Kurskaja

Vazhdojnë alarmet për bombë në Moskë. Pas boshatisjes, të shtunën në mbrëmje të 1.000 personave nga Hotel Kozmos, sot në mëngjes radhën e pati stacioni hekurudhor Kurskaja, pas një telefonate anonime që lajmëronte mundësinë e një shpërthimi në terminal. Këtë e bën të ditur agjencia TASS që citon policinë.

Rreth 400 persona janë larguar, por trafiku hekurudhor nuk ka patur pasoja. Policia po kërkon personin që telefonoi, dhe në rast se arrestohet personi rrezikon tre vite burg.