KRYEFAQJA » LAJME » Moskë, Putini pret Nikoliçin
Moskë, Putini pret Nikoliçin

Moskë, Putini pret Nikoliçin

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç vizitoi Moskën ku kërkoi mbështetje për vendin e tij nga presidenti i Rusise Vladimir Putin. “Presidenti Putin ma bëri të qartë se mund të mbështetemi plotësisht te Rusia për mbrojtjen e integritetit tonë territorial, sidomos lidhur me çështjen e Kosovës”, tha Nikoliçi pas takimit me homologun rus. Dy udhëhehqësit diskutuan edhe për një vendim të fundit të qeverisë serbe për të lejuar praninë e një personeli të kufizuar të NATO-s në Serbi. Nikoliçi i kërkoi homologut të tij të mos alarmohej nga kjo sepse trupat e NATO_s ishin thirrur për të dhënë asistencë për shkatërrimin e municioneve të vjetra. Vizita e Nikoliçit në Kremlin vjen në një kohë kur Serbia po kërkon të kryeje reforma që do ta përafrojnë më tepër me BE nën drejtimin e kryeministrit Aleksandër Vuçiç, kurse presidenti Nikoliç ka folur shpesh hapur kundër anëtarësimit të vendit të tij në BE dhe pro lidhjeve më të forta me Rusinë. Si për ta treguar këtë prirje, ai e falenderoi zotin Putin edhe për votën kundër të Rusisë për pranimin e Kosovës në UNESKO.