KRYEFAQJA » LAJME » Mosmarrëveshje mes Erdogan dhe Davutoglu
Mosmarrëveshje mes Erdoan dhe Davutoglu

Mosmarrëveshje mes Erdogan dhe Davutoglu

Partia qeverisëse turke AK do të zhvillojë një kongres të jashtëzakonshëm javët e ardhshme, ndërsa shtohen spekulimet për të ardhmen e kryeministrit të vendit Ahmet Davutoglu. Mediat sugjerojnë se kongresi do të zgjedhë një lider të ri dhe se Davutoglu, i cili u takua një ditë më parë me presidentin Taip Rexhep Erdogan, nuk do të kandidojë. Ndarja mes Erdoanit dhe Davutoglusë më në fund duket se është bërë e qartë, pas kohësh spekulimesh për tensione mes këtyre dy figurave. Erdogani zgjodhi personalisht Davutoglunë që ta pasonte si lider i partisë AK, pasi ai vetë u zgjodh president. Por, sipas mediave, Davutoglu nuk ishte dakord me dëshirën e Erdoganit për ta bërë Turqinë një republikë presidenciale, duke pakësuar ndjeshëm fuqitë e kryeministrit. Zhvillimet politike vijnë në një kohë mungesë në rritje stabiliteti në Turqi, e cila po përballet me një konflikt në përshkallëzim me kurdët, me sulmet terroriste të Shtetit Islamik dhe me fluksin e madh të refugjatëve.