KRYEFAQJA » LAJME » Mosmarrëveshje për futjen e Reformës për Drejtësi në parlament
Mosmarrëveshje për futjen e Reformës për Drejtësi në parlament

Mosmarrëveshje për futjen e Reformës për Drejtësi në parlament

Maxhoranca e majtë dhe opozita e djathtë, kanë dhënë një tjetër shembull mosmarrëveshjeje. Mbledhja Këshillit për Mandatet Rregulloren dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë e cila kishte në vemendje kërkesën e 33 deputetëve socialistë për futjen në rendin e ditës së paketës së ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi brenda muajit korrik, ndonëse ka zgjatur mbi një orë e gjysëm, është mbyllur pa një vendim të përbashkët.
Opozita ka kundërshtuar përfshirjen e draftit të reformës në seancë plenare, sipas saj në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus. Sekretari i PD deputeti Arben Ristani tha se “Ajo që po bëhet përditë evidente është se nuk duan të zbatojnë as procedurën. Është një ecje arrogante, shumë vite pas për Shqipërinë, shumë keq për të gjithë”  shtoi ai.
Por deputeti socialist Fatmir Xhafa tha se “opozita po kërkon të zerojë 20 muaj punë të Komisionit dhe për të filluar nga e para një proçedurë të re dhe për ta futur në një proçedurë rutinë që është e ngjashme me rastin e iniciativa të tjera ku nuk i nënshtrohen punës apo një proçedure të posaçme siç është Komisioni”. Sipas zotit Xhafa “Sot ka ardhur dita të shprehen ligjvënësit, grupet politike parlamentare se cili është qëndrimi i tyre në raport me ndryshimet kushtetuese dhe reformën në drejtësi”.
Ngjarjet e së më mërkurës duket se janë vazhdim i tensionit gjithnje më të pranishëm në politikën shqiptare, e cila pavarësisht thirrjeve të kombëtarëve për të arritur konsensus për miratimin e Reformës në Drejtësi, ende nuk po gjen gjuhën e përbashkët.