KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mosmarrëveshjet me Ankaranë, ambasadori i BE-së në Turqi jep dorëheqjen
turqi

Mosmarrëveshjet me Ankaranë, ambasadori i BE-së në Turqi jep dorëheqjen

Kreu i delegacionit evropian në Turqi, Hansjörg Haber dha dorëheqjen pas deklaratave të cilësuara të papërshtatshme nga autoritetet turke në lidhje me marrëveshjen e arritur për migrantët mes Ankarasë dhe Brukselit, bëhet sot e ditur nga zyra e BE-së në Turqi.“Ne konfirmojmë vërtetësinë e dorëheqjes së ambasadorit”, deklaroi për median, një zëdhënëse e ambasadës. Diplomati gjerman u thirr në Ministrinë turke të Punëve të Jashtme në maj ndërsa Ankaraja i ka shprehur zyrtarisht pakënaqësinë e saj. Dorëheqja vjen ndërsa marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit janë të tensionuara javët e fundit në lidhje me liberalizimin e vizave që Turqia ka parashtruar si kërkesë për shtetasit e saj, në një periudhë kur marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Gjermanisë po kalojnë një fazë të trazuar për shkak të njohjes së gjenocidit armen nga Parlamenti gjerman.