KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mosul: Lirohen 1000 të burgosur nga burgu nëntokësor
Mosul: Lirohen 1000 të burgosur nga burgu nëntokësor

Mosul: Lirohen 1000 të burgosur nga burgu nëntokësor

Rreth 1000 burra të mbajtur peng nga ISIS në një lloj burgu nëntokësor janë liruar nga forcat qeveritare që këto ditë i kanë marrë zhihadistëve pjesë që kontrollonin në jug të Mosulit. Këtë e tha Hussam al Abbar, këshilltar i provincës Ninive, kryeqendër e së cilës është Mosuli. Ky zbulim, saktësoi ai, është bërë pranë Shura-s, 35 kilometra në jug të Mosulit, ndërkohë që ushtarët irakianë kontrollonin tokën në kërkim të minave të lëna nga zhihadistët. “Shumë të burgosur janë ish-ushtarë apo agjentë policie”, shtoi këshilltari.

Njëzet civilë, ndër të cilët disa fëmijë, mendohet të jenë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ajror të bërë nga aleatët ndërkombëtarë nën drejtimin e Shteteve Të Bashkuara të Amerikës ndërsa mbaheshin si mburoje njerëzore në një ndërtesë nga ana e ushtarëve të ISIS-it gjatë sulmit të ushtrisë irakiane në Mosul.