KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mosul: OKB, mijëra civilë si mburojë njerëzore
Mosul: OKB, mijëra civilë si mburojë njerëzore

Mosul: OKB, mijëra civilë si mburojë njerëzore

Dhjetra e mijëra civilë, gra, burra dhe fëmijë, janë kapur nga ushtarët e ISIS rreth Mosulit për t’u dërguar në qytetin irakian të cilët do të shërbejnë si mburoje njerëzore ndërsa vazhdon sulmi i forcave irakiane për të rimarrë qytetin.

Padia ka ardhur nga zëdhënësja e zyrës së Komisarit të Lartë të OKB-së për të drejtat njerëzore, Ravina Shamandasani. Shumë janë vrarë dhe ndër këta 232 persona mes të cilëve 190 ish-anëtarë të forcave irakiane dhe 42 civilë që nuk kanë pranuar të zbatojnë urdhërat e tyre, janë ekzekutuar të mërkurën e shkuar.