KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mot i acartë ka përfshirë Italinë

Mot i acartë ka përfshirë Italinë

Rajonet qëndrore dhe jugore të italisë janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta gjatë ditës së sotme. Shkollat janë mbyllur në rajonin qëndror të Abruxos dhe atyre jugore të Kampanias dhe Pulias për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Gjendja e emërgjencës vijon në rajonin e Molizës pasi 12 lëkundje sizmike, bora, akulli dhe temperaturat nën zero e përfshinë këtë rajon gjatë këtyre 24 orëve te fundit. Shkollat në 80 nga 136 bashki të këtij rajoni vazhdojnë të jenë të mbyllura. Temperaturat ranë në minus 5 gradë celcius në kryeqytetin Kampobasso të Molizes, ndërsa trashësia e dëbores ka shkuar në 50 centimetra. Më në jug, bora dhe erërat që fryjnë nga veriperëndimi e bënë të vështirë komunikimin me ishujt e detit Tirrenio, në veri të Sicilise. Shërbimi i trageteve nga qyteti bregetar i Milacos vazhdon te jetë i mbyllur, duke lënë të izoluar rreth 400 banore të këtij qyteti.