KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mot i keq ka mbërthyer Italinë e Veriut
Mot i keq ka mbërthyer Italinë e Veriut

Mot i keq ka mbërthyer Italinë e Veriut

Moti i keq ka përfshirë Italinë veriore, erëra të forta dhe shirat kanë shkaktuar probleme të shumta. Mediat shkruajnë se ka nisur edhe zhvendosja e disa familjeve. Liguria dhe Piemonte janë dy zonat më të goditura. Ndërsa autoritetet kanë shfaqur shqetësimin se niveli i lumit  ka arritur më shumë se gjysëm metër. Për shkak të motit të keq shumë prej shkollave janë mbyllur ndërsa janë anulluar edhe shumë aktivitete të tjera. Situata paraqitet edhe më e rënduar në Kuneo, për shkak të rriskut nga lumi Tanaro, shumë rrugë janë bllokuar ndërsa sipas parashikimeve shirat do të vijojnë me intensitet të rënduar.