KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mot i keq në Itali dhe Kroaci
Mot i keq në Itali dhe Kroaci

Mot i keq në Itali dhe Kroaci

Moti i keq ka shkaktuar së paku 5 viktima në Itali. Rreshjet e rrëmbyera janë shoqëruar me përmbytje dhe rrëshqitje dherash sidomos në zonat e Lacios dhe në L’Akuila. Policia ka ndërhyrë në të paktën 100 raste për të dhënë ndihmë. Përmbytje ka pasur edhe në pjesën jugore, në Pulia dhe Kalabri. Përmytje janë regjistruar edhe në Kroaci ku, gjatë natës kanë rënë në disa zona 100 litra shi për metër katror. Edhe sot, zonat bregdetare dhe ato të Kroacisë qëndrore ka pasur rreshje të dendura. Zjarrfikëset dhe skuadrat e emergjencës kanë ndërhyrë në gati 500 raste për tu ardhur në ndihmë banorëve. Banesat dhe ndërtesat publike të përmbytura janë me dhjetëra.