KRYEFAQJA » LAJME » Moti i keq ndalon ankorimin e trageteve
Moti i keq ndalon ankorimin e trageteve

Moti i keq ndalon ankorimin e trageteve

Dy tragete që kanë mbërritur të mërkurën në Durrës nuk janë ankoruar ende në port për shkak të motit të keq. Trageti “Rapsodi” dhe “Rigel 2” kanë mbërritur në radën e jashtëme të portit dhe po qëndrojnë aty, pasi nuk mund të ankorohen me kushtet aktuale. Shpejtësia e erës është nga 23-25 metra në sekondë, kurse forca e detit 8 ballë. Burime nga kapiteneria e portit kanë bërë të ditur se në këto dy tragete janë 374 pasagjerë dhe rreth 80 automjete. Tragetet janë urdhëruar që të presin në radë deri në përmirësimine kushteve të motit, i cili sipas parashikimeve, mund të ndryshojë në orët e pasdites.