KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Moti në Ballkan dhe Evropë
Bora, ballkan, reshje, rajoni, bllokim rrugesh

Moti në Ballkan dhe Evropë

Ballkani vazhdon të jetë i përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore. Mëngjesin e sotëm në Prishtinë termometri ka shënuar -25 gradë. Mediat kosovare shkruajnë se gjatë natës pritet që temperatura më e ulët të jetë -18 gradë celsius. Këto temperatura të ulëta kanë krijuar ngrica në rrugët kryesore të qytetit ku është bërë i vështirë qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve. Ndërsa në malet e Bosnje Hercegovinës u shënuan temperaturat më të ulëta në Ballkan, në minus 27 gradë. Vala e të ftohtit pushtoi edhe brigjet e Detit Adriatik. Në qytetin kroat Split, temperatura e ajrit është minus shtatë gradë, që është temperatura më e ulët në 50 vitet e fundit. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe stuhive të fuqishme, deri në gadishullin Shën Pjetri deti është ngrirë. Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Greqi. Në Selanik sot në mëngjes ishte minus shtatë gradë, ndërsa për nesër parashihet minus 10 gradë. Në Turqi reshjet e borës e bllokuan Stambollin, rreth 500 fluturime ajrore janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni ujor. Për shkak të dukshmërisë së pamjaftueshme sot është ndërprerë lëvizja e objekteve lundruese nëpër Bosfor. Në Bullgari, në afërsi të kufirit me Turqinë janë gjetur trupat e dy emigrantëve ilegal irakianë, të cilët janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta. Evropa është përfshirë nga një valë të ftohti me temperatura polare që ka shkaktuar të paktën 17 të vdekur në Poloni dhe në Itali, ndërkohë që Stambolli është mbuluar me një shtresë bore. Moska është përballur me temperaturat më të ulëta në 120 vitet e fundit që kanë arritur në -30°C, gjatë festës së Krishtlindjes ortodokese. Dhjetë persona kanë vdekur nga i ftohti gjatë dy ditëve në Poloni, ku temperaturat kanë arritur në -20°C në disa zona, ndërsa 8 persona kanë vdekur në Itali nga i ftohti qe ka pershirë vendin që nga dita e premte. Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga vendet skandinave ne Evropën qendrore kanë shkatuar të ftohtin e acartë me të cilin po përballen shumë vende, ditët e fundit.