KRYEFAQJA » LAJME » Moto GP: Kratçlou fiton garën e Australisë
moto gp, australi, cmimi i madh, kratclou, rossi, podium, rezultatet, garaa

Moto GP: Kratçlou fiton garën e Australisë

Fiton Kratçlou, rrëzohet Markez, Valentino Rosi bën shou në garën për Çmimin e Madh të Australisë, të pasur me episode të bukura që nga xhirot e para e deri në fund. Kampioni i botës në fuqi, Mark Markez, dominues që në nisje, rrëzohet në xhiron e 11-të dhe detyrohet t’i thotë lamtumirë garës, e dëshirës për t’u ngjitur edhe në podin e Australisë. Ndërkohë që për Valentino Rosin gara është spektakolare. Piloti italian i ka dhënë një mësim të mirë skuderisë japoneze si në provat kualifikuese ashtu edhe gjatë garës, duke bërë xhiro të shpejta njëra-pas tjetrës. Fillimisht Rosi kalon Lorencon, shokun e skuadrës dhe pozicionohet në vendin e dytë. Por nuk ka mundur të kalojë Kratçlou pasi gomat e motorit Yamaha ishin konsumuar shumë. Pas këtij vendi të dytë, për Valentino Rosin, objektivi është vendi i dytë në renditjen për pilotë. Pra i duhet të kalojë Lorencon kur diferenca e pikëve midis tyre është 24, kur kanë mbetur edhe dy gara për t’u zhvilluar, në Malajzi dhe në Valencia. Podi i nderit në garën e Australisë është për Kratçlou, Rosin dhe Vinjales.