KRYEFAQJA » LAJME » Moto GP: Markez niset i pari në Berno
moto gp, mark markez, rtsh, gara, provat zyrtare
EPA/FILIP SINGER

Moto GP: Markez niset i pari në Berno

Mark Markez do të niset i pari në garën e së dielës, e vlefshme për Çmimin e Madh të Republikës Çeke në Botërorin e Motorëve. Piloti spanjoll i Hondës ka bërë një xhiro të jashtëzakonshme në provat zyrtare duke zënë vendin e parë në nisje por edhe duke thyer rekordin e pistës, me kohën 1’54”596 të qindat. Në vijën e parë të nisjes do të jenë edhe Lorenco me Yamahan dhe Ianone me Dukatin. Spanjolli I Yamahas, Loronco, ka udhëhequr gjatë gjithë kohës së provave zyrtare por në xhiron e fundit, koha e vendosur nga bashkëkombasi I tij, mark markez ka qenë e jashtëzakonshme. Valentino Rosi me motorin e tij Yamaha nuk ka mundur të shkojë më shumë se vendi i gjashtë. Gjithçka i mbetet garës së të dielës e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar.