KRYEFAQJA » LAJME » Moto GP, nisin sot provat zyrtare, ekskluzivisht në RTSH
moto gp lajme sport provat zyrtare 2016

Moto GP, nisin sot provat zyrtare, ekskluzivisht në RTSH

Televizioni Shqiptar do të përcjellë një tjetër ekskluzivitet sportiv në kanalet e tij për teleshikuesit. Bëhet fjalë për Kampionatin Botëror të Motorëve. Duke filluar nga e shtuna në orën 18.30 RTSH do të fillojë transmetimin e provave zyrtareve të garave të kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive botërore për Çmimin e Madh të Argjentinës. Në pistën e Misanos, në Argjentinë, zhvillohet gara e dytë e Botërorit të Motorave. Valentino Rosi, Horge Lorenco, mark markez do të sfidojnë njërit-tjetrin për një vend në viën e parë të nisjes së garës së të dielës. Gjatë provave të lira të zhvilluara të premten Lorenco ka bërë një xhiro rekord duke lënë pas Markez e Rosin. Provat zyrtare për Garën e Çmimi të Madh të Argjentinës do të nisin sot në orën 18.30 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalat RTSH 2 dhe RTSH Sport.