KRYEFAQJA » LAJME » Moto GP: Pedroza fiton në San Marino

Moto GP: Pedroza fiton në San Marino

Çmimi i Madh i San Marinos, në botërorin e motorëve ka patur si fitues, Dani Pedrozën. Piloti spanjoll i Hondës, ka bërë një garë të bukur në pistën e Mizanos duke lënë pas tre pretendentët kryesorë për titullin kampion bote, Mark Markez, Horge Lorencon dhe Valentino Rosin. I nisur nga vendi i katërt, Pedroza fillimisht kalon shokun e skuadrës, markez. Ndërkohë që Rosi merr kryesimin e garës duke parakaluar horge Lorencon. Për disa xhiro dueli midis dy pilotëve spanjollë për vendin e dytë përcjell emocione. Pedroza arrin të kalojë edhe Lorencon dhe fillon t’i afrohet Rosit. 7 xhiro para përfundimit të garës, arrin ta parakalojë edhe valentino Rosin duke marrë kryesimin e garës. Të cilin arrin ta mbajë deri në fund. Kjo është fitorja e parë në këtë botëror për Dani Pedrozën. Në përfundim të garës në pod ngjiten edhe rosi e lorenco përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Kur kanë mbetur edhe 5 gara nga përfundimi i botërorit, në krye të renditjes për pilotë ndodhet Mark Markez, i ndjekur nga Valentio Rosi. Emocionet e kesaj gare u percollen drejtperdrejt nga televizioni shqiptar.