KRYEFAQJA » LAJME » Moto GP sot provat zyrtare në Silverston
EPA/FILIP SINGER
EPA/FILIP SINGER

Moto GP sot provat zyrtare në Silverston

Botërori i Motorëve vazhdon sot me provat zyrtare të Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe. Në pistën e Silverston, pilotët do të kërkojnë të japin më të mirën, për të marrë sa më shumë pikë të vlefshme për renditjen e përgjithshme. Në provat e lira të së premtes motorët Dukati kanë dhënë kohët më të mira. Më i shpejti ka qenë Andrea Janone, pas tij, Suzuki i Vinjales e Kratçlou. Menjëherë pas tyre kanë mbërritur tre kampionë të mëdhenj të kampionatit të motorëve. Kampioni i botës në fuqi Horge Lorenco, e pas tij, Markez e Rosi. Provat zyrtare të garës në Silverson do të transmetohen drejtpërdrejt nga Televizioni Shqiptar duke filluar nga ora 14:30.