KRYEFAQJA » LAJME » Tragjedi në Moto GP, vdes meksikani Salom
luis salom, katalunja, motogp 2, ndahet nga jeta

Tragjedi në Moto GP, vdes meksikani Salom

Bota e motoçiklizmit është tronditur sot, pasi 24-vjeçari Luis Salom ka pësuar një aksident të tmerrshëm gjatë provave jozyrtare të Çmimit të Madh të Katalonjës në Barcelonë, duke humbur jetën. Meksikani, i cili garonte në nivelin e dytë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit, që njihet si Moto GP 2, është rrëzuar me shpejtësi të madhe në atë pjesë të pistës që njihet si “Kthesa 12”, duke rrëshkitur për shumë metra dhe duke u përplasur dhunshëm me motorrin e tij dhe me murin mbrojtës. Pilotit i është dhënë menjëherë ndihma e parë, ndërsa është thirrur në ndihmë edhe helikopteri i posaçëm mjekësor, por dëmtimet kanë qenë aq të rënda sa si rrugë më e përshtatshme për ta transportuar është zgjedhur autoambulanca. Pavarësisht se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale menjëherë pas mbërritjes në spital, piloti meksikan ka ndërruar jetë. Sa i përket zhvillimit të Çmimit të Madh të Katalonjës në Barcelonës, edhe me miratimin e familjes së të ndjerit, garat të vijojnë, siç ishte parashikuar, në fundjavë.