KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Motoçiklizëm, Çmimi i Madh i Japonisë të dielën ora 7 në RTSH
Motoçiklizëm, Çmimi i Madh i Japonisë të dielën ora 7 në RTSH

Motoçiklizëm, Çmimi i Madh i Japonisë të dielën ora 7 në RTSH

Provat zyrtare të garës së 15 të Botërorit të Motorëve, të vlefshme për Çmimin e Madh të Japonisë kanë dhuruar spektakël. Të papriturat kanë shoqëruar të tre sesionet e provave duke bërë që sidomos vendet e para të nisjes së garës të vendoseshin në fund të sesionit të tretë të provave zyrtare. Ndërsa të gjithë ishin të bindur se vendi i parë në nisje ishte për Mark Markezin, i cili kishte qenë shumë i shpejtë gjatë gjithë kohës, atëherë kur nuk duhej, piloti spanjoll i Hondës bën dy gabime që i kushtojnë shumë. Nga kjo përfiton Valentino Rosi që bën një xhiro perfekte duke dhënë kohën e jashtëzakonshme 1’43”9. Një vend i parë i parashikuar për kampionin e botës kur në sesionin e tretë ishte shumë larg kohës së Markez. Të dielën do të jetë një garë shumë e bukur kur në vijën e parë të nisjes do të jetë edhe Lorenco. Pritet një duel i fortë midis Rosit e Pedrozës, por edhe Lorenco nuk do të mbetet prapa. Fati i keq e ka shoqëruar edhe këtë herë, Dani Pedrozën që është rrëzuar në sesionin e tretë të provave dhe është shoqëruar për në spital. Por fatmirësisht, piloti spanjoll nuk ka patur dëmtime në kavilje.