KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Motrat bamirëse gjermane
gjermani, motrat bamirese, mdihme

Motrat bamirëse gjermane

Motrat bamirëse të Misionit “Shën Jozefi” në qytetin e Fushë Arrëzit, Gratias Ruf dhe Bernadette Ebenhoch janë nderuar nga Republika Federale e Gjermanisë me Urdhërin e Meritës. Ceremonia e dorëzimit të këtij titulli akorduar murgeshave gjermane që ndihmojnë të varfrit në Shqipërin e Veriut u organizua në Ambasaden Gjermane në Tiranë, ku ambasadorja Susanne Schütz vlerësoj misionin e dy murgeshave të cilat ndihmojnë prej 25 vitesh të varfrit pa dallime fetare. Dy motrat nderimin ndaj tyre ia dedikuan Zotit që i ka udhëhequr në ndihmë të familjeve të varfra. Misionaret gjermane punojnë që prej vitit 1995 në mënyrë vullnetare në Stacionin e Misionit Katolik në Fushë Arrëz në veri të Shqiperisë duke u angazhuar fort në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve.