KRYEFAQJA » LAJME » Motta -Tahirit: Vijmë në Shqipëri sepse kemi bashkëpunim
Motta-Tahirit: Vijmë në Shqipëri sepse kemi bashkëpunim

Motta -Tahirit: Vijmë në Shqipëri sepse kemi bashkëpunim

Prokurori i Antimafies së Leçes zhvilloi takim edhe me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri me të cilin vlerësoi bashkëpunimin si të frytshëm dhe veçoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të luftuar fenomenet kriminale. “Kemi ardhur në Shqipëri sepse ka bashkëpunim, ndryshe nuk do të vinim”, tha Motta gjatë takimit. Ai evidentoi nevojën për një bashkëpunim mes palëve, përmes veprimeve hetimore të përbashkëta. Nga ana tjetër Ministri Tahiri u shpreh se Policia e Shtetit është e gatshme për çdo nismë të përbashkët për hetime kundër trafikut të drogës. Bashkëbiseduesit theksuan mirëkuptimin mes Italisë e Shqipërisë për të përforcuar bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit, për administrimin e kufijve, si dhe për të rritur aftësinë e forcave policore të të dy vendeve për këtë qëllim.