KRYEFAQJA » LAJME » MPB: Opozita shpif dhe sulmon policinë e shtetit!
MPB: Opozita shpif dhe sulmon policinë e shtetit!

MPB: Opozita shpif dhe sulmon policinë e shtetit!

Ministria e Punëve të Brendshme reagoi menjëherë të dielë pas ndaj deklaratave të Kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë, në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili u shpreh për përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend, pas disa ngjarjeve që u shënuan në fillim të vitit. Sipas MPB opozita “…e nisi këtë vit të ri, në të njëjtin avaz siç e mbylli atë që shkoi, me shpifje e sulme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme”. “Rezultatet e luftës kundër informalitetit, paligjshmërisë e kriminalitetit, janë aq evidente sa mbi 1000 konferencat e shtypit të SHQUP-it të mbledhura bashkë, nuk e fshehin dot. Sumet politike të këtij lloji, janë konfirmimi më i mirë se jemi në rrugën e duhur për ta bërë Shqipërinë më të drejtë, më të paqtë e më të sigurtë”, reagon MPB.