KRYEFAQJA » LAJME » MPB:Njoftim mbi pajisjen me pasaporta të reja
Pasaporta.

MPB:Njoftim mbi pajisjen me pasaporta të reja

Ministria e Punëve të Brendshme njofton shtetasit shqiptarë të marrin masat e nevojshme për pajisjen me pasaporta të reja para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së atyre ekzistuese. Në veçanti ministria i drejtohet personave që kanë qenë nën moshën 16-vjeçare në kohën e aplikimit, për faktin se afati i vendosur në pasaportat që ata kanë marrë ka qenë i gabuar. Në një njoftim për mediat, Ministria e Punëve të Brendshme thotë se gjatë periudhës Prill 2009 – Korrik 2010, për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit janë lëshuar rreth 156 mijë pasaporta me afat vlefshmërie jo të saktë, 10 vjet, ndërkohë që duhet të ishin 5 vjet.