KRYEFAQJA » LAJME » MPJ përjashton konsullen e Shqipërisë në Milano
MPJ përjashton konsullen e Shqipërisë në Milano

MPJ përjashton konsullen e Shqipërisë në Milano

Një zyrtare e lartë e trupit diplomatik shqiptar është përjashtuar nga ky shërbim, pasi të dhënave të besueshme se është përfshirë në afera korruptive. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme. Sipas saj konsullja e Shqipërisë në Milano të Italisë, Luljeta Çobanaj që prej ditës së martë nuk “është më pjesë e shërbimit konsullor të Republikës së Shqipërisë”. Vendimi drastik është marrë pasi në një emision investigativ televiziv u denoncuan abuzimet në këtë konsullatë. Sipas denoncimit, konsullja jepte çertifikata martese kundrejt një shume prej 1 mijë eurosh, pa verifikuar më parë të dhënat nga njësitë administrative në Shqipëri. “Ndërkohë për rastin në fjalë do të ketë një hetim të plotë për të identifikuar të gjitha përgjegjësitë e mundshme” premton MPJ. Kohët e fundit kjo konsullatë ishte kthyer në një shembull të veprimtarisë së konsullatave shqiptare në botë dhe mjaftë aktive në shërbimet ndaj emigrantëve shqiptarë në Itali dhe vendeve të tjera të Europës.