KRYEFAQJA » LAJME » MT: Pas 1 janarit të vitit 2017 udhëtimi nga një qytet në tjetrin vetëm me autobuz

MT: Pas 1 janarit të vitit 2017 udhëtimi nga një qytet në tjetrin vetëm me autobuz

Furgonat të cilët punojnë në linjat ndërqytetase nuk do të munden më të jenë në këto rrugë pas 1 janarit të vitit 2017. Sipas ministrisë së trasporteve, udhëtimi nga një qytet në tjetrin do të bëhet vetëm me autobuz dhe me orare të përcaktuara paraprakisht. Ministria shpjegon se një gjë e tillë është e domosdoshme sespe ka si qëllim stabilizimin e tregut dhe rritjen e cilësisë që i ofrohet qytetarëve. Sipas udhezimit të ministrisë së trasporteve në të gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që ishin më parë duke filluar nga 1 janari i 2017. Liçencat për to do të jepen shpjegon ministria e transporteve nga bashkitë përkatëse pasi të përfundojnë procedurat ligjore e financiare të bashkimit në një shoqëri të vetme, nëse duan të liçensohen pa konkurrim. Përjashtim në këtë rast ka vetëm bashkia e Tiranës e cila do të ketë 4 shoqëri trasporti referuar numrit më të madh të linjave ndërqytetëse. Gjithashtu çdo bashki duhet të përcaktojë vendodhjen e termineleve të autobuzëvë dhe është kusht që shoqëritë që do të liçensohen, të rinovojnë 20 % të flotës së tyre të autobuzëve gjatë vitit të parë liçensës, ndërkohë që për 5 vjet shoqëritë e udhëtimit duhet të rinovojnë totalisht flotën e autobusve.