KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » MTI, projektligj për transportin ndërqytetas
MTI, projektligj për transportin ndërqytetas

MTI, projektligj për transportin ndërqytetas

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, ka përgatitur projektligjin e ri për transportin ndërqytetas, i cili parashikon ndryshime të rëndësishme. Sipas ministrit Edmond Haxhinasto projektligji synon çmime të ulta, siguri dhe cilësi të lartë në shërbim, reduktim të ndotjes mjedisore, për të vendosur standarte ndërkombëtare në shërbimin e transportit në Shqipëri. Projekti parashikon ndryshime të rëndësishme jo vetëm cilësore, por edhe sasiore. Nga 588 linja ndërqytetase që janë sot, me ligjin e ri do të funksionojnë 326 linja. Synohet gjithashtu edhe pakësimi  i parkut të autobuzëve nga 1058 në rreth 800. Autobuzët në përdorim do të duhet të përmbushin standarte të larta. Për herë të parë pritet të futet në përdorim bileta elektronike, një lehtësi mjaftë e madhe për qytetarët. Fillimisht ato do të përdoren në linjat Tiranë- Durrës,Tiranë- Elbasan, Tiranë-Shkodër e më pas edhe në linjat e tjera. Projektligjin e ri për transportin ndërqytetas do të synojnë dhe ngritjen e standartizimin e terminaleve të autobuzëve. Aktualisht po punohet në 3 terminale në 3 bashki, ndërsa për vitin 2017 janë planifikuar edhe 7 terminale të tjerë. Sipas ministrit Haxhinasto, nëse gjithçka ecën sipas parashikimeve ligji i ri do të hyjë në fuqi pas gjashtë muajsh.