KRYEFAQJA » LAJME » Mungojnë shkollat profesionale për turizmin

Mungojnë shkollat profesionale për turizmin

Ankohemi përherë për mungesë cilësie në shërbimin tonë turistik, se si duhet dhe mund ta rrisim atë, por një nga shkaqet kryesore është mungesa e profesionistëve, pasi shkollat tona nxjerrin më pak të tillë nga sa ka nevojë tregu. E në gjithë Shqipërinë ka vetëm një shkollë të mesme publike hoteleri-turizmi në Tiranë, një akademi private apo disa kurse për guida turistike. Megjithë mungesën e numrit të zanatçinjve të turizmit, numri i të rinjve që studiojnë për degët e turizmit rritet.