KRYEFAQJA » LAJME » MURI QË NUK MUND TË NDAJE MITROVICËN

MURI QË NUK MUND TË NDAJE MITROVICËN

Qyteti i Mitrovicës në Kosovës i ndarë në dy pjesë që pas përfundimit të luftës në vitin 1999, për banorët e tij ende krijon probleme përsa i përket lëvizjes së lirë, sigurisë mbi të gjitha dhe të drejtës në pronë. Një grup i Televizionit Shqiptar me gazetaren Mimoza Haxhiaj dhe operator Naun Lasku qëndroi në Mitrovicë dhe përgatiti një speciale për lagjen “Kroi i Vitakut” dhe murin e ngritur në fillim të dhjetorit 2016 që i takon pjesës veriore të Mitrovicës, duke tensionuar jo pak raportet mes Kosovës dhe Serbisë.