KRYEFAQJA » LAJME » Muriqan,ndalohen 14 refugjatë sirianë

Muriqan,ndalohen 14 refugjatë sirianë

Refugjatët siriane përpiqen të gjejnë rrugë alternative për të mbërritur në vendet europiane. Policia e Shkodrës njofton se mbrëmjen e së dielës, efektivë të Policisë Kufitare e Migracionit të Muriqanit kanë kapur dhe ndaluar 14 sirianë, në vendin e quajtur Shtuf në afërsi të kufirit me Malin e Zi .Të ndaluarit janë ( 7 meshkuj e 7 femra, ndër ta 5 të mitur ). Ata pohuan se kanë qenë emigrantë në Greqi dhe kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet Kufirit të Gjelbër në Kapshticë – Korçë .

Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania , ku pasi të mbërrinin në destinacion do paguanin nga 1150 Euro dy shtetasëve që nuk ua dinin gjeneralitetet.

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasëve që kishin marrë përsipër kundrejt pagesës shtetasit Sirianë për ti dërguar në Gjermani.