KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa goditet me vezë në kuvend
Mustafa goditet me vezë në kuvend

Mustafa goditet me vezë në kuvend

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është vënë sërisht në qendër sulmeve të opozitës. Ndërsa ai ishte duke raportuar nga foltorja e kuvendit mbi marrëveshjet e fundit të qeverisë së në Bruksel, deputetët e opozitës e kthyen në shënjestër duke e goditur me veze. Sulmi filloi ndërsa zoti Mustafa po deklaronte se marrëveshjet e arritura me Serbinë janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Forca e sigurimit të parlamentit kanë ndërhyrë menjëherë, duke e mbuluar kryeministrin Mustafa edhe me një çadër për mbrojtje. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndërhyri  duke kërkuar dhjetë minuta pushim, ndërsa e quajti ngjarjen të turpshme.
Ky është sulmi i dytë i opozitës ndaj kryeministrit Mustafa në harkun kohor të dy javëve. Pak ditë më parë aktivistë të vetëvendosjes sulmuan me bojë veturën e zotit Mustafa ndërsa ai ishte duke shkuar në punë.  Lëvizja Vetëvendosje, e cila mori përsipër këtë akt, tha se përmes këtij veprimi dëshirojnë t’i kujtojnë kryeministrit Mustafa që nuk mund të defunksionalizojë shtetin e Kosovës.