KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa: Kosova i ka përmbushur kushtet për heqjen e vizave
Mustafa: Kosova i ka përmbushur kushtet për heqjen e vizave

Mustafa: Kosova i ka përmbushur kushtet për heqjen e vizave

Institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, deklaroi sot kryeministri Isa Mustafa. Ai i beri komentet në takimin me përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve për liberalizimin e vizave. Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku tha se një mision vlerësues i ekspertëve nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga zyrtarët e Komisionit Evropian do të jenë në Kosovë më datën 17 dhe 18 mars për të verifikuar gjendjen faktike në terren lidhur me përmbushjen e tetë rekomandimeve të fundit në këtë proces.  Pas kësaj, edhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të realizojnë të drejtën e tyre të lëvizjes së lirë”, vleresoi zoti Mustafa. Meqe mes kritereve eshte permendur edhe ajo e shenimit te vijes kufitare me malin e zi., kryeministri tha se fillimisht do të hiqen të gjitha dilemat dhe dyshimet e ngritura dhe pastaj marrëveshja me Malin e Zi për demarkacion do të ratifikohet në Kuvend.