KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa, vlerësime pozitive për ecurinë e reformave në Kosovë
isa mustafa, kosove, bruksel, vizite, reforma, vleresime pozitive

Mustafa, vlerësime pozitive për ecurinë e reformave në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa njohu sot kabinetin e tij në lidhje me vizitën që kreu të enjten në Bruksel. Ai tha se gjatë kësaj vizite ka marrë vlerësime pozitive për ecurinë e reformave por edhe për një çështje praktike të rëndesishme. Mustafa tha se zyrtarët evropianë e siguruan se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Kreu i ekzekutivit tha se Qeveria e Kosovës do të punojë edhe më tutje në rrugën e integrimit evropian dhe se pret vendime pozitive nga Bashkimi Evropian. “Mbetet që, në javët në vijim, Komisioni evropian të marre vendim pozitiv per sa i përket kësaj çështjeje. Procesi i integrimeve është proces afatgjatë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë fushë”, tha kryeministri në mbledhjen e Qeverisë.