KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa: Luftë të përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit
Mustafa: Luftë të përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit

Mustafa: Luftë të përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte ndër udhëheqësit e parë që reagoi pas akteve terroriste në Bruksel. “Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shpreh solidaritetin me familjet e viktimave dhe qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira” u shpreh Mustafa. Sulmet e njëpasnjëshme terroriste që po shkaktojnë viktima në njerëz, sipas kryeministrit Mustafa, dëshmojnë nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste të drejtuar kundër rendit demokratik. “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj në luftën e përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit. Ne jemi të përkushtuar dhe do të bashkëpunojmë me botën demokratike në luftimin e akteve të drejtuara kundër jetës së qytetarëve të lirë dhe demokracisë kudo në botë” shkruhet në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa.