KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa mbledh përfaqësuesit e institucioneve për liberalizimin e vizave

Mustafa mbledh përfaqësuesit e institucioneve për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mblodhi përfaqësuesit e institucioneve të ngarkuara me finalizimin e përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në takim u konstatua se është shënuar përparim maksimal në përmbushjen e shtatë nga tetë pikat e rekomanduara nga Komisioni Evropian. Ka mbetur ende e pazgjidhur çështja e Avokatit të Popullit. Përfaqësuesit e institucioneve rane dakord qe deri më 15 janar të përgatitet raporti final lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian, në mënyrë që më pas rezultatet konkrete t’u raportohen institucioneve përkatëse të BE-së. Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkushtimin dhe falënderoi institucionet si dhe të gjithë qytetarët e vendit, për kontributin në përparimin e rrugës integruese evropiane, duke rikonfirmuar angazhimin e plotë të Qeverisë për të punuar maksimalisht në realizimin sa më të shpejtë të aspiratave euro-integruese.