KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa njoftoi se do të filloje procesi zbardhjes së rasteve të të zhdukurve në luftë
Mustafa: Luftë të përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit

Mustafa njoftoi se do të filloje procesi zbardhjes së rasteve të të zhdukurve në luftë

Qeveria e Kosovës do të fillojë këtë vit procesin e zbardhjes së dyshimeve të vrasjeve politike, përmes sistemit vendor të drejtesisë. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Isa Mustafa, përmes rrjetit social facebook, ku ai ka renditur prioritetet e punës së qeverisë që drejton për këtë vit. Sipas Mustafës, do të filloje edhe procesi zbardhjes së të gjitha rasteve të të zhdukurve në lidhje me luftën në Kosovë. Rreth 1700 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur në Kosovë dhe megjithëse kanë kaluar më shumë se 16 vjet që nga përfundimi i luftës akoma nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Kompensimi i dëmeve të luftës, ku përfshihet edhe kompensimi i pensioneve të grabitura nga Serbia para dhe gjatë luftës është një prioritet tjetër për tu përmbushur këtë vit nga qeveria kosovare. Kryeministri kosovar ka njoftuar edhe fillimin e reformës zgjedhore, e cila, sipas tij, do të krijojë një ambient më të mirë për zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2018. “Realizimi i këtyre objektivave është në interes të vendit, të qytetarëve dhe të të gjitha subjekteve politike”, u shpreh Mustafa.