KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mustafa: Nuk ka zgjedhje të parakohshme
Mustafa; Nuk ka zgjedhje të parakohshme

Mustafa: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

Në një konferencë të posaçme për shtyp lidhur me zhvillimet e këtij viti në politikën dhe qeverisjen e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa u shpreh se zgjedhjet e parakoshshme nuk do të mbahen, ashtu siç kërkon opozita. Lidhur me procesin e shumëpritur të liberalizimit të vizave, kryeministri tha se ai beson që vitin e ardhshëm qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Mustafa tha se nuk mund të paragjykojë vendimin e BE-së lidhur me këtë çështje por siguroi se qeveria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e kërkuara për liberalizmimin e vizave.