KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa: Të zhdukurit janë plaga më e madhe e Kosovës
Mustafa: Të zhdukurit janë plaga më e madhe e Kosovës

Mustafa: Të zhdukurit janë plaga më e madhe e Kosovës

Në çdo 30 gusht përkujtohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Në këtë ditë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar dhe ka shprehur dhembje për personat e pagjetur në Kosovë. Ai tha se të zhdukurit janë plaga më e rëndë e shoqërisë kosovare që nga përfundimi i luftës. Mustafa tha se qeveria e Kosovës po punon me përkushtim për të ditur fatin e personave të zhdukur dhe jep mbështetje të gjithanshme për familjarët e tyre.

Mustafa u ka bërë thirrje edhe një herë bashkësisë ndërkombëtare që të shtojë presionin mbi autoritetet serbe që të tregojnë ku ndodhen të zhdukurit e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer gjatë luftës dhe të dorëzojnë ata që kryen akteve kriminale gjatë asaj kohe.