KRYEFAQJA » LAJME » Mustafa e Thaçi dënojnë sulmin
Mustafa Thaçi dënojnë sulmin

Mustafa e Thaçi dënojnë sulmin

Në Kosovë autoritete të larta shtetëorore kanë reaguar duke e dënua ngjarjen e të enjtes në mbrëmje në godinën e Kuvendit të Kosovës, ku persona ende të paidentifikuar sulmuan selinë me mjete shpërthyese duke dëmtuar. Në një postim në FB, kryeministri Isa Mustafa shprehet se ky është një sulm ndaj pavarësisë dhe se askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet. Zoti Mustafa u bëri thirrje të gjithë organeve të shtetit që të zbardhin këtë ngjarje dhe autorët të vihen para përgjegjësisë.
Edhe presidenti Hashim Thaçi duke e dënua sulmin vlerësoi se sulmi ndaj Kuvendit u bë nga persona që nuk e duan Kosovë. “Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë. Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë” shkruajti zoti Thaçi në Fejsbuk.