KRYEFAQJA » LAJME » Bruksel, Mogherini pret Mustafën
Mustafa vizitoi sot Brukselin

Bruksel, Mogherini pret Mustafën

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Federika Mogerini priti sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa për të biseduar mbi zhvillimet e fundit në këtë vend. Mogerini shpreu shpresën që për kapërcimin e krizës politike që e njeh vendi dhe për zhbllokimin e parlamentit të gjendet një zgjidhje me dialog. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se është kryer përparim në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian, ndërsa ritmi do të nxitet edhe më tej nga hyrja në fuqi marrëveshjes së stabilizim asocilimit me 1 prill. Mogerini tha se do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet kosovare për çuarjen përpara të axhendës evropiane dhe përsëriti gatishmërinë e Brukselit për liberalizimin e vizave me Kosovën, sapo të plotësohen edhe kushtet e mbetura.