KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë, me thirrjen “EJA NË MUZE”
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë, me thirrjen "EJA NË MUZE"

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë, me thirrjen “EJA NË MUZE”

Në vigjilje të 104 vjetorit të pavarësisë dhe deri në ditën e festës 28 nëntor, Vlora mbetet padyshim qyteti ku vëmendja është edhe më e madhe. Në qytetin e pavaresisë, të shtetit të parë shqiptar, një nga godinat që më shumë se gjithçka gjen frymëzim dhe vizitohet pa reshtur mbetet muzeu kombëtar i pavarësisë. Aty ku aktualisht të ruajtura janë mjaft objekte të rëndësishme që përkojnë me shpalljen e pavaresisë dhe punën e qeverisë së parë shqiptare. Muzeu kombëtar i pavarësisë duket se këtë vit ka gjetur edhe nje ide krejt ndryshe. Thirja “EJA NË MUZE”, është e reja e këtyre ditëve, duke ftuar sa më shumë viztorë, përgjigje të cilës i janë përgjigjur jo pak nxënës të shkollave, dhe shumë e shumë vizitorë të tjerë. Muzeu komb[tar i pavarësisë që ndodhet në skele, ka synuar që gjatë viteve të ofrojë edhe shërbime nga më të ndryshmet,ndërkohë që vizitorët nuk mungojnë edhe nga diaspora, apo Kosova.